-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Replikat për biznesin, Shehaj i nxjerr firmën, Rama: Ballist, ti s’e njeh ligjin

Kryesoret

“Lufta” politike mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Agron Shehaj është zhvendosur nga parlamenti në Facebook. Beteja që nisi dje në foltoren e parlamentit sot i la vendin rrjeteve sociale.

Deputeti akuzoi se policia i ka bllokuar biznesin prej dy javësh. Edi Rama reagoi duke thënë se deputeti e ushtronte biznesin në një pallat pa leje. Sot, Shehaj nxori një dokument me firmën e Erion Veliajt, duke iu referuar akuzave të Edi Ramës.

“Rama vazhdon të gënjejë. Kompania ime ka marrë me qera para nje noteri një ambient me leje, Rama duhet të kontrollonte nëse është shkelur leja. Ky është thjeshtë një pretekst për intimidim. Rama kërkon të fshehë aferën me firmën e tij në shpalljen e Xhaçkës investitore strategjike.

Do të më bëjë pis me shpifje, por unë nuk tërhiqem, e verteta do dalë. Kjo është firma e Veliajt në lejen e ndërtimit” tha ai.

Por kryeministri reagoi sërish duke thënë se deputeti e ngatërron lejen e ndërtimit me lejen e shfrytëzimit, që sipas tij duhet të kishte pallati, ku ushtronte biznesin.

“Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!

Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi,që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash” shkruan Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit