-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte protestë për vdekjen e të riut në polici, Rama: Mos shkoni mbrapa Saliut

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme shoqëria civile e mbështetur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë njoftuar se do të protestojnë te Ministria e Brendshme për vdekjen të riut Lear Kurti në duart e policisë.

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve të mos u shkojnë mbrapa atyre, për të cilët thotë se hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë, referuar Sali Berishës.

“Kur njeriu bëhet hienë nuk bëhet më kurrë njeri, po kur njerëzit u venë pas hienave rrezikojnë të bëhen hiena! Si mund t’u shkohet ende pas hienave që prej 24 orësh po shqyejnë një të vdekur nëpër media, duke ia hedhur fajin policisë, kur edhe vetë prokuroria ka folur qartë?!

Çdo shqiptar që i ndjek këto hiena nga mbrapa duhet të pyesë veten çfarë shqiptari është dhe çfarë kërkon pas atyre. Që kërkojnë vetëm rrëmujë, konflikt, gjak mundësisht, e që hanë bukën e Shqipërisë po bëjnë duvanë e Rusisë” tha Rama. Opozita akuzon se të riun e vrau policia, por shteti thotë se vdiq pasi gëlltiti një dozë kokaine.

Kreu i qeverisë, tha se reagimi i shtetit ishte korrekt dhe hetimi po vazhdon. Ai akuzoi opozitën se po nxit popullin për protesta duke e barazuar rastin me të Klodian Rashës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit