-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdiq në lule të rinisë/ Kush është 20-vjeçari që u aksidentua me motor në Greqi

Kryesoret

Klajdi Kraja është 20-vjeçari që ndërroi jetë dy ditë më parë në Greqi, si pasojë e një aksidenti rrugor. I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një motor në autostradën Patras-Pirgos të Greqisë, kur papritur u përplas me një fuoristradë, e cila lëvizte në drejtim të kundërt.

Nga aksidenti mbeti i vdekur shqiptari, ndërsa pasagjeri dhe shoferi i fuoristradës mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Mësohet se Klajdi ndërroi jetë në vend, si pasojë e përplasjes fatale.

“Klajdi ishte fëmijë emigrantësh, një i ri plot jetë, i guximshëm dhe luftëtar”, kështu është shprehur një  i afërm Klajdit. Prindërit e Klajdit jetonin në Alissos prej gati 30 vitesh. Një familje që e duan Greqinë si shtëpinë e tyre të dytë pas Shqipërisë. Klajdi ka një vëlla më të madh. Të dy ishin fëmijë të qetë, të mirë”, tha i afërmi për mediet greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit