Kreu i PD-së, Sali Berisha, këtë të entje pas daljes nga seanca e Kuvendit, në ambientet e jashte në konferencë për mediat ka reagur, pasi ditën e djeshme një grup protestuesish të çështjes së Zvërnecit nga Kryeministria e zhvendosën te selia e Partisë Demokratike, duke thirrur se opozita është e shitur dhe bashkëpunon me qeverinë e Partisë Socialiste.
Sakaç, lidhur me këtë kryedemokrati i është kundërpëgjigjur akuzave të tyre i cili është shprehur se “Çdo protestues ka të drejtë të thotë ç’të dojë dhe askush nuk i ndërhyn. Nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shpërbetarë të qeverisë. Pra çdo qytetari i lirë në opozitë mund të thotë ç’të dojë, kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës ata janë mjerim i politikës”.
Ndër të tjera Berisha tha se nuk jemi ata ne që ti marrim protestën tjetrit, atë nuk e bëjmë kurrë. Ka një moral. Mbështesim cdo protestë të cdo qytetari, por ne autorësi nuk i marrim kurrë. Nëse ai bën antimiting atje, atëherë do përballet me ne.









