-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrje për vëllanë! Silenciatori në çati, kush është biznesmeni që do vritej? Flet babai

Kryesoret

Gjykata e Elbasanit vendosi sot që të linte në burg Luis Gaxhin alias “Isai” dhe Rigers Spahiun pasi tre ditë më parë u kapën me një arsenal armësh. Armët ishin fshehur në çatinë e shtëpisë së Luis Gaxhit.

Asnjëri prej të arrestuarve nuk ka pranuar të flasë dhe japë shpjegime para gjykatës së Elbasanit. Luis Gaxhi ka deklaruar se do të flasë në një moment të dytë.

Babai i tij Ahmet Isai ka deklaruar se nuk ka dijeni se si përfunduan në çatinë e shtëpisë armët e gjetura nga policia.

Ai nuk i ka parë asnjëherë ato armë dhe nuk e dinte, që ndodheshin aty. Hetimi ka zbuluar se armët luftarake janë lëvizur nga njëra bazë në tjetrën, sapo policia ka arrestuar në 8 tetor 2022 Xhafer Deliun.

Në telefonin e këtij të fundit, janë gjetur në rubrikën “Delete” fotot e “Dilo Çamit” dhe Elton Kilës.

Dyshohet se armët dhe municioni i gjetur i përket Rigers dhe Arben Spahiut, të cilët po përgatiten të kryejnë një ngjarje kriminale me motiv hakmarrje ndaj vrasjes së vëllait të tyrë Ardit alias Arjan Spahiu dhe kushuririt të tyre Ibrahim (Everest) Caka.

Arben Spahiu është kunati i Erion Alibejt, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe po hetohet si i dyshuar për organizimin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Luis Gaxhi, rezulton të jetë i dënuar për vjedhje në Belgjikë ndërsa në Elbasan punonte si elektroaut. Kurse miku i tij Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë, i cili sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ishte financues dhe urdhërues i disa vrasjeve në Elbasan, Durrës dhe Kavajë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit