Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të shtunën në Prishtinë, të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ndonëse nuk dihet saktë se çfarë do të bisedohet në këtë takim, vizita e Lajçakut vjen disa ditë pas vizitës së të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar kishte thënë se ndër qëllimet e vizitës ishte edhe inkurajimi për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Vizita e Lajçakut vjen po ashtu në kohën kur në opinion po qarkullon një i ashtuquajtur propozim gjermano-francez në lidhje me lehtësimin dhe zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Propozimi, sipas raportimeve në media, nuk përmend njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.
Ndërkohë, të premten, në një takim me Ramush Haradinaj, liderin e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryeministri Kurti u tha se është diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale me Serbinë.