-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni betohet kryeministre, Rama: Kemi miqësi të lashtë me Italinë

Kryesoret

Giorgia Meloni është betuar si kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë. Së bashku me të, përpara Presidentit të Italisë Sergio Mattarella u betuan edhe 24 ministrat e kabinetit qeveritar. Urimet kanë qenë të shumta nga shumë vende, mes tyre nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Urime gruas së parë të zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila gjithmonë ka frymëzuar marrëdhëniet midis tyre” shkruan Rama.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacoinale Lega.

Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik.

Meloni është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit