-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina hap zjarr kundër rusëve në Herson

Kryesoret

Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të Hersonit, duke shënjestruar rrugët e furnizimeve nëpër Lumin Dniepër, teksa duket se forcat e Kievit po përgatiten të kryejnë një sulm të plotë ndaj qytetit të Hersonit.

Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 88 vendbanime në rajonin jugor të Hersonit dhe 551 vendbanime në rajonin verilindor të Harkivit janë “çliruar”, teksa kundërofensiva e forcave ukrainase në Herson po vazhdon.

Kyrylo Tymoshenko, zëvendëskreu i Zyrës së Zelenskyt, publikoi këto të dhëna, që janë të parat qëkur ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivën disa javë më parë në Herson dhe Harkiv.

Ndërkaq, Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 21 tetorit shtoi se forcat e tij po tregojnë “rezultate të mira” në rimarrjen e territorit nga forcat ruse në Herson.

Ukraina po tenton që të dëbojë forcat ruse nga Hersoni, duke i sulmuar nga pjesa lindore e Lumit Dinepër. Por, forcat ruse, që gjenden në pjesën perëndimore të bregut të këtij lumi, ku gjendet edhe qyteti i Hersonit, raportohet se janë afër që të humbin linjat e furnizimeve dhe përforcimeve./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit