Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish mbrëmjen e sotme deputetin e PD-së, Gazment Bardhi që çoi aktin normativ të qeverisë për katet pa leje në Gjykatën Kushtetuese.
Për kreun e qeverisë pas qëndron korrupsioni. Ai tha se është ofruar lek i madh që të rrëzohet aktiv normativ dhe ndërtuesit të shpëtojnë nga konfiskimet.
“Ata që janë kundër oligarkëve, e çojnë në Kushtetuese. Sepse vetë ndërtuesit nuk mund ta çojnë në Kushtetuese. Çohet një parti, PD dhe e çon në Kushtetuese.
Si çohet për të kërkuar, që këta t’i mbajnë ato. Pse? U është ofruar lek i madh është hapur “thesi” i rublave nga e para.
Për të bërë rrëmujë dhe kaos dhe për të na lënë në dopio gjashtën dhe për të ndarë paratë me atë që do i dorëzojnë sërish ato m2” tha Edi Rama.