Besmir Uka është 35-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas një sherri në Sarandë.
Uka pasi u konfliktua me një person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, u godit disa herë me thikë në bark. Ngjarja ndodhi pas mesnatës dhe ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Mësohet se ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe ë[shtë jashtë rrezikut për jetën.
Uka nuk është një emër i pa njohur për blutë.
Ai është dënuar në 2010 për “vrasje ne kushtet e vetembrojtjes”. Po ashtu ai është denoncuar nga një 16-vjeçare në 2015, pasi e kishte ngacmuar dhe kërcënuar këtë të fundit me mesazhe në Facebook.