-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shisnin kokainë në lokal, policia u vë prangat dy të rinjve

Kryesoret

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës. Gjatë një kontrolli në lokalin e 27-vjeçarit policia ka konstatuar se së bashku me një 29-vjeçar ata shpërndanin lëndë narkotike.

Këtij të fundit iu gjet kokainë e mbështjellë së bashku me mjetin plastikë që shërbente për konsum.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalin në përdorim të shtetasit Dh. J., aktivitet të cilin ky shtetas e ushtronte pa dokumentacionin përkatës dhe që ambientin dyshohet se e kishte përshtatur për përdorim droge, shtetasit M. Xh. iu gjet një mbështjellje me mbetje lënde të dyshuar narkotike kokainë. Shtetasi M. Xh., sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë ka tentuar të largohet me forcë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe i ka kundërshtuar ata. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një tavolinë në të cilën u gjet mbetje e dyshuar lënde narkotike kokainë dhe një mjet plastik, që shërbente për konsumimin e lëndës narkotike,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit