Aeroporti i Zakynthos në Greqi është në gatishmëri pasi pista do të mbetet e mbyllur, të paktën deri në orën 19:00.
Όλα πήγαν καλά. Η επιτροπή διερεύνησης που συστήνεται αυτή την ώρα θα βρει τα υπόλοιπα. pic.twitter.com/ywy12QOFgj
— Red Nik (@nik_red) July 9, 2026
Arsyeja është ulja e detyruar e një avioni luftarak F-16, në të cilin shpërtheu një zjarr, gjë që ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme, anulime fluturimesh dhe shqetësime të mëdha për qindra turistë.
Në të njëjtën kohë, doli në dritë një video nga momenti kur u ul avioni F-16.
Për fat të mirë, piloti i avionit luftarak është shëndoshë e mirë. Kjo për shkak se ai arriti të aktivizonte sistemin e daljes dhe u hodh në një distancë prej afërsisht 30 metrash.
Sipas informacioneve nga mediat greke, ai po kryente një fluturim stërvitor në rajonin më të gjerë të Detit Jon.
Ai është transportuar me helikopter ushtarak për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.









