Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë natës së djeshme nga policia Rrugore në kryeqytet.
Ata janë kapur duke i dhënë mjetit në gjendje të dehur. Si dhe njëri prej tyre ka tentuar të korruptoj policinë. Gjithashtu një 34-vjeçar i ka marr jetën drejtuesit të motorit.
“E. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe Ll. R., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;
L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;
H. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. A.;
N. A., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga;
S. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash,” ka njoftuar policia.