Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar përmes një video-postimi lidhur me protestën masive të qytetarëve shqiptarë të zhvilluar mbrëmjen e 4 korrikut në bulevardin para Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një thirrje të fortë demokratike për ndryshim.
“Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më sot. Kjo nuk është zhurmë; është një thirrje demokratike për zgjim. Një qeveri që refuzon madje edhe të dialogojë me qytetarët e saj ka humbur busullën demokratike. Një opozitë që nuk arrin t’i kuptojë dhe t’i përfaqësojë plotësisht ata është po aq jashtë ritmit me realitetin. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dyer të mbyllura, politikë të konsumuar apo heshtje të imponuar. Ajo ka nevojë për një kapitull të ri demokratik: evropian, transparent, guximtar, me përgjegjshmëri dhe, më në fund, të denjë për njerëzit e saj”, thuhet në këtë reagim të Demokratëve Evropianë.









