-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burrë e grua gjenden të vdekur/ Policia: Dyshohet se 50-vjeçari vrau gruan dhe më pas veten!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Taranto të shtetit fqinj Itali, ku raportohet se, në dy pika të ndryshme të qytetit, u gjetën trupat e pajetë të  një burri dhe të një gruaje. Sipas hetuesve, bëhet fjalë një vrasje dhe një vetëvrasje.

50-vjeçari mund të ketë vrarë bashkëshorten e tij 52-vjeçare duke e mbytur dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë në një apartament tjetër.  Duket se gruaja kishte probleme shëndetësore, natyra e të cilave i nënshtrohet verifikimit. Burri, Roberto Delli Sant I, nënoficer i Marinës, u gjet i varur në një vilë në zonën e San Vitos.

Trupi i gruas, Silvia Di Noi , e cila kishte një leckë në gojë, u gjet në shtëpinë e çiftit në Viale Virgilio.  Alarmi u ngrit nga i biri, i cili nuk mund të kontaktonte me prindërit e tij dhe kishte frikë se diçka e rëndë kishte ndodhur.  Në atë moment ai lajmëroi familjarët e tjerë, të cilët shkuan në banesën në Viale Virgilio dhe zbuluan trupin e 52-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit