-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Historia rrëqethëse e Erjonit nga Shishtaveci: Ika 16-vjeç në Gjermani, kur u ktheva nëna nuk më njohu…

Kryesoret

Drama e emigrantëve është e ngjashme, udhëtimi shumë i mundimshëm ia lë vendin një fillimi shumë të vështirë.

Erjoni nuk i kishte mbushur 16 vjeç kur u nis me këmbë drejt Gjermanisë. Kapërceu kufijtë maleve nëpër disa shtete. Eci ditë e natë të tëra i frikësuar mes rrezikut nga egërsirat e trafikantët, në acarin e dimrit dhe i uritur. Mundimet e atij udhëtimi i lanë shumë gjurmë dhimbje në jetën e tij.

“Unë jetoj në Itali momentalisht, në Gjermani kam emigruar që në moshën 16 vjeç. Ikëm në të zezë në këmbë nga Kroacia”, rrëfen Erjoni për abcnews.

Me të mbërritur në Gjermani, institucionet e kujdesit social e pajisën më dokumente dhe Erjoni nisi shkollën profesionale.

“Kam mbaruar shkollën atje, mora letrat në moshën 18 vjeç dhe fillova të punoj vetë. Si fillim kam vuajtur, se nuk njihja asnjë, shkuam u paraqitëm në shtet, shteti të merr përsipër dhe në pajisën me letra”, vijon më tej Erjoni.

Për rreth tri vite ai nuk mund të lëvizte nga landi ku jetonte ndaj dhe nuk pati mundësi të shihte familjen. Duke mbushur moshën 19 vjeç,  Erjoni mundi të kthehej në shtëpi pasi ishte pajisur me dokumentet që nevojiteshin.

Kur mbërriti në Shishtavec nuk e njohu nëna sepse ai kishte ikur fëmijë e ishte rritur e burrëruar larg syve të saj.

“Nëna nuk më ka njohur sepse nuk më ka parë, herën e parë kur kam ardhur nuk më ka dalluar se jam unë, se kur shkon i vogël ndryshon”. thotë Erjoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit