Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Sipas medaive italiane policët një shërbimi normal të kontrollit të territorit kanë hasur në dy persona një burrë dhe një grua rreth 40 vjeç të dy me kombësi shqiptare të cilët janë shfaqur shumë nervozë gjatë ndalimit.
Efektivët e policisë nisën të enjten një kontroll brenda një apartamenti në Porto San Giorgio dhe situata u evidentua menjëherë.
Pas kontrollit përfundimtar është zbuluar dhe sekuestruar rreth 6 kilogramë hashash si dhe 2 kilogramë heroinë dhe rreth 250 gramë kokainë, krahas arrestimit të dy shqiptarëve.
Sipas hetimeve çifti shqiptar banonin diku tjetër dhe ndodheshin përgjatë rrugëve të qytetit Riviaresca, por sjellja e tyre bëri që policia të kryente një kontroll brenda një apartamenti që menaxhohej nga të dy në zonën e qendrës, ku u gjetën lloje të ndryshme droge, peshore precize, para, telefona dhe një makinë. Kështu të dy u arrestuan dhe u dërguan në burg dhe i gjithë materiali u sekuestrua.