Pas arrestimit të Xhafer Deliut policia kriminale e Elbasanit gjeti dy fotografi atë të “Dine Çamit” dhe Elton alias Kastriot Kilës.
Kostatimi i këtyre dy fotografive në telefonin e kushëririt të Erjon Alibej, solli nxjerrjen në sipërfaqe të intrigave dhe planeve të thurura mes Alibejt, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, për të bërë goditje në Elbasan.
Për ndjekjen dhe planin për eleminimin e “Dine Çamit” ka folur qartazi në fillim të muajit prill 2022, Henrik Hoxhaj, bashkëpuntori i SPAK-ut.
Sipas tij, vrasja e “Dine Çamit” ishte planifikuar të kryhej pranë zonës së rreth-rrotullimit të Bradasheshit, aty ku Dinia vizitonte shpesh herë një magazinë në pronësi të tij.
Dumani ja kishte bërë Henrikut të lehtë vrasjen e “Dine Çamit”, por pas ndjekjes në terren qitësi kishte konstatuar se eleminimi i Dines, ishte shumë i vështirë dhe se mund të mbetej vetë i vdekur. Kjo pasi gjatë fazës së gjurmimit të siluetës së “Dine Çamit”, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, janë zbuluar dhe ndjekur nga Elbasani në Tiranë nga njerëzit e “Dine Çamit”.
“…punën për vrasjen e “Dine Çamit”, ma ka dhënë Nuredin Dumani. Kemi biseduar në “Sky” ose “EcroChat” dhe se në fillim pazarin, ma ka dhënë për 60 mijë euro. Por kjo shumë për mua ishte shumë pak dhe se më vonë shkoi 80 mijë euro. Këtë punë, Nuredini ma bënte si çështje personale me Dinen dhe unë kështu e dija se ata mund të kenë pasur ndonjë përplasje personale më parë. Nuredini më ka dërguar informacione, se ku qëndronte Dinia dhe një fotografi të tij. Nuk e di se, nga kush i merte këto të dhëna Nuredini, por prej tij mësova se Dinia shkonte rreth orës 07:00 të mëngjesit në ambjentet e një magazine në Bradashesh. Këtë objektiv Nuredini e bënte si diçka të lehtë, pasi synimi ishte që ai të vritej në zonën e vendodhjes së magazinës, pikërisht në rrugën dytësore ku është rrethi tek Bradasheshi…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.
Në fakt kjo zonë nuk ka shumë lëvizje, dhe siç tregon bashkëpuntori i SPAK, ai ka qëndruar 3 ose 5 ditë në atë territor për të studjuar goditjen, por në asnjë rast nuk e ka parë objektivin “Dine Çami”.
“…Këtë gjë e bëja duke shkuar në zonë, qëndroja 30 minuta dhe më pas ikja sërisht në drejtim të Tiranës…”-tregon Hoxhaj.
Për të lokalizuar më shpejt “Dine Çamin”, gazetari Elton Qyno shkruan se Nuredin Dumani i ka dërguar Henrikut një foto të tij. Ku siç kujton në rëfim Henrik Hoxhaj, Dineja në foto ishte në prezencë të një vajze apo gruaje.
“…kur kemi bërë ndjekjen, kemi qënë me Skerdi Tasin. Kemi qënë me një makinë të marë me qëra, por nuk e mbaj mënd mirë vendin se ku e kemi marë. Pas një periudhe kohe, kemi vajtur tek lokali i Çatave në Elbasan, që ishte përballë “Fast-Foodit” të “Dine Çamit”. Aty kam qëndruar me Skerdin kemi konsumuar diçka për të pirë dhe për të ngrënë, më qëllim për të mos rënë në sy. Përballë nesh, ishte Dinia me të shoqen, me një bjonde. Ai është çuar krejt rastësisht ka shkuar në shtëpi, pasi Vilën e ka prapa Fast-Foodit dhe më pas ka riardhur në lokal brenda. Kemi porositur përsëri për të ngrënë dhe për të pirë. Në këtë moment kam parë lëvizje të dyshimta nga ana e njërit prej punonjësve të lokalit, pasi u ul tek gruaja e Dines që qëndronte përballë nesh. Ndërkohë djali i Dines, ishte me qen jashtë pasi aty anfër është një park. Djali i Dines,rrinte me telefon në dorë pa bërë asnjë lëvizje tjetër.
Teksa kanë qëndruar dhe disa minuta Henrik Hoxhaj dhe miku i tij nga Fieri,Skerdi Tasi, janë larguar nga lokali duke shkuar drej automjetit të marë me qëra, një makinë tip “Hunday”. Të dy së bashku kanë dalë nga Elbasani, duke qëndruar në një lokal në dalje të qytetit, pikërisht në anën e djathtë tek ura me hark e trenit.
“…këtu më ka ardhur një automjet tip “Benz ML”, parkohet para lokalit dhe nga makina zbresin dy vetë. Kuptohet që më kishin ndjekur, pasi janë ulur përmbri meje,porositën diçka por nuk flinin fare. Njëri nga ata nxori telefonin dhe e drejtoi nga unë, duke filluar të flasi në telefon.Pas kësaj ata u çuan dhe ikën. Disa minuta më vonë u largova dhe unë, por kur dola në parkim vura re se ata kishin qëndruar aty.Sa hipa në makinë ata lëvizën dhe sa kaluam tunelin, është një vend që hap krahun tek fruta perimet. Unë i kalova dhe i shikoja me pasqyrë, aty pash që nuk më ndoqën. Kur po levizja drejt Tiranës, pashë një “Golf” gri me xhama të zi, sa kaluam ne, dikush na pa me sy dhe na ka ndjekur në Tiranë. I them Nuredinit më vonë, që këtë që ma bëre të lehtë, këta janë të përgatitur të gjithë. Rrezikshmëria ishte shumë e madhe se ishte në qendër. Mendova ta bëja njëherë me snajper, por e lashë. Këtu Nuredini më ngriti pazarin, por e lashë sërisht nuk mund ta bëja pasi ishte me rrezik dhe mund të rrezikoja veten…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.