-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre manipulimet për vdekjen e të riut në Tiranë

Kryesoret

Katër ditë pas vdekjes së të riut Lear Kurti në duart e policisë kemi vetëm tre efektivë të pezulluar dhe një fakt sipas autopsisë që është “një qese me një dozë kokaine në stomakun e të 32-vjeçarit”. Misteri vazhdon si përfundoi aty. Familja dhe shokët kanë akuza të forta për policinë.

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Kurti u shpreh se në trupin e djalit ka konstatuar shenja dhune. “Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr.

Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar” tha ajo. Shoku i viktimës tregoi fjalët e fundit të të riut. “Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketëdeklaroi ai.

Shënjestra është policia e shtetit për manipulim të ngjarjes. Episodet e dyshimta që vendosin në diskutim rolin e efektivëve si të policisë, ashtu edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë disa duke filluar nga momenti i parë.

AMP deklaroi se i riu ishte duke qëndruar përballë një marketi në momentin që iu kërkuan dokumentet e identifikimit. Por pamjet treguan të kundërtën.

Në kamerat e sigurisë së bizneseve, i riu shfaqet duke ecur me telefonin në vesh dhe policia e ndjek me makinë. Kjo është gënjeshtra e parë.

Në njoftimin e dytë, AMP dhe prokuroria deklaruan se  nga këqyrja e kufomës në prani të stafit mjeko-ligjor nuk rezulton që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Por në një foto të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha duket që viktima kishte shenja dhune në trup përveç pjesës së dorës ku ishte vendosur pranga.

Kjo është gënjeshtra e dytë. Dhe e treta lidhet me vdekjen e të riut. Policia tha se vdiq në spital, por mjekët e rrëzuan këtë version duke thënë se i riu kishte shkuar pa shenja jete të Spitali i Traumës.

Por habia më e madhe lidhet me ndryshimin e qëndrimit të prokurorisë. Tre ditë më parë, pra 24 orë pas vdekjes së të riut, prokuroria dhe AMP justifikonin veprimet e policisë edhe pse i pezulluan.

Nga analiza e kryer e provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, si pamje filmike, këqyrje dhe ekzaminime mjeko-ligjore, nuk evidentohen veprime të kundraligjshme të punonjësve të Policisë, gjatë dhe pas shoqërimit” thuhet në njoftim.

Por sot, prokuroria njoftoi se po heton efektivët për dy vepra penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, që do të thotë se nuk e çuan në spital por në komisariat pas arrestimit.

A nisën hetimet pas presionit publik dhe protestave? Kjo dhe shumë pyetje të tjera, mbi të gjitha se përse autopsia u bë me shpejtësi presin përgjigje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit