-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të shtohen bashki të reja? Balla takohet me Alibeajn

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së ,Taulant Balla është takuar mesditën e sotme në kryesinë e Kuvendit me homologun e PD-së, Enkelejd Alibeaj. Biseda është e fokusuar te reforma territoriale. Komisioni u mbyll pa konsensus.

PD dhe PS dërguan dy raporte në Kuvend. Grupi i PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj kërkon shtimin me 33 bashki të reja, nga 61 në 94, por PS i qëndron mendimit se nuk duhet të ketë asnjë shtesë.

Megjithatë dera nuk është mbyllur përfundimisht. Takimi i sotëm, do të thotë se PS ka lënë një shteg hapur. Por a do të ketë shtim të bashkive? Shanset janë që PS të pranojë shtimin e disa bashkive për të kënaqur PD-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit