Një grua 35-vjeçare është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Bolzano të Italisë.
Sipas raportimeve të para dyshohet se e ndjera është vrarë nga bashkëshorti i saj shqiptar i identifikuar si Avni Mecje. I cili dyshohet se është nisur drejt Shqipërisë.
Viktima, Alexandra Elena Mocanu është një 35-vjeçare me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere.
Trupi i së ndjerës është gjetur e mbështjellë me një batanije në banesën ku jetonte çifti.