Sot në orën 11:00 pedagogët do të protestojnë sërish për rritjen e pagave.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook mbështet rezistencën dhe kërkon që e njëjta gjë të ndodhë edhe me qytetarët e thjeshtë.
“Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare” shkruan ai.
Por qeveria Rama shprehet e vendosur për të mos rritur pagat mbi 7% që miratoi. Pedagogët kërkojnë rritje 30% këtë vit dhe 20 vitin tjetër.