Ditën e sotme pedagogët janë mbledhur sërish në shesh për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre.
Mes protestuesve është parë edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe pedagogia Mimoza Hafizi
Hafizi e cila është edhe pedagoge në Universitetin e Shkencave të Natyrës, departamentin e Fizikës është fotografuar në krah të kolegëve të saj në protestë tek Korpusi.
Kujtojmë që kjo është java e dytë e bojkotit të mësimit nga pedagogët, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, ku me kryesorja mbetet rritja e pagave.