Ashtu siç ishte paralajmëruar pedagogët kanë dalë sërish sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Pedagogët i kanë bërë bëjnë thirrje studentëve që t’i bashkohen në protestë.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave.
Kovaçi në letrën e tij kishte edhe një thirrje për kryeministrin.
Kryeministrit të Shqipërisë i kërkojmë të ndalojë intimidimet ndaj drejtuesve të sindikatës dhe të trajtojë me seriozitet të lartë kërkesat e bëra prej pedagogëve.”-tha Kovaçi.
Kjo është java e dytë e protestës nga pedagogët, pasi qeveria nuk ka plotësuar kërkesat e tyre, ku me kryesorja mbetet rritja e pagave.