-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do arrestohet “peshku” i madh? Kraja: Jemi drejt fundit! Krimi kërcënoi gjyqtaren

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja i pyetur nëse deri në fund të mandatit të tij që mbaron në dhjetor do të ketë ndonjë “peshk” të madh në rrjetën e drejtësisë, deklaroi sot se shumë dosje voluminoze janë drejt fundit të tyre.

Prokurorët e SPAK-ut punojnë cdo ditë. Edhe sot kishte një njoftim për dërgimin në gjyq të një dosje. Është sekuestruar një sipërfaqe prone në bregdet. Ka shumë dosje drejt fundit. Dosjet janë voluminoze, por janë drejt fundit” tha ai.

Ai tha se njëra prej gjyqtareve të Gjykatës së Posaçme është kërcënuar dhe i është bërë presion duke konfirmuar lajmet që qarkulluan në media pak ditë më parë.

Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut kanë pa diskutim çështje shumë të rëndësishme dhe personazhe të nivelit të lartë në hetim dhe në këtë kuadër ka pasur indicie se ka pasur edhe kërcënime edhe presione.

Shumica prej tyre kanë mbrojtje të siguruar me ligj dhe secili është duke vazhduar detyrën” tha ai.

I pyetur për faktin se ende nuk ka asnjë kandidat për ta pasuar, Kraja tha se “Gara është e hapur”. Në fund ai justifikoi mungesën e rezultateve në mandatin e tij.

Institucioni është i ri, kërkon punë për t’u krijuar, është krijuar cdo gjë nga e para, struktura, imazhi, etj, dhe është bërë puna më e mirë” deklaroi ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit