Nga dita e sotme 246 punonjës të rinj i janë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët e vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur t’a kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas.
Ai u kërkoi të qëndrojnë larg presionit politik dhe të zbatojnë vetëm ligjin.