U rikthye në gjendje funksioni aplikacioni Whatsapp. Rreth dy orë më parë Aplikacioni doli jashtë funksioni, duke bërë të pamundur komunikimin nëpërmjet tij.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kompania META.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe ne po punojmë për të rivendosur WhatsApp për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë një zëdhënës i kësaj kompanie.