Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi. Dy vëllezër shqiptar kanë vrarë me sëpatë një 53-vjeçar grek.
Dy vëllezërit, 27 dhe 47 vjeç, kanë dalë jashtë shtëpisë së viktimës 53-vjeçare dhe kanë nisur të konfliktohen me grekun dhe dy fëmijët tij, një vajzë 24 vjeçe dhe një djalë 18.
Në një moment, 27-vjeçari ka goditur me thikë djalin 24-vjeçar të viktimës dhe ka shtyrë vajzën e tij 18-vjeçaren me të cilën shqiptari dyshohet se kanë pasur lidhje.
Ndërsa vëllai i tij ka goditur me sëpatë në gjoks 53-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.