Një hajdut i dënuar më parë është arrestuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit të koduar “Urgjenca”.
I arrestuari është R. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje. Ai është autor i vjedhjes së portofolit të një punonjëseje, infermiere në spitalin e Gjirokastrës.
Në datën 15.09.2022 në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” i ka vjedhur M. N. (infermiere në këtë spital), portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.
Gjithashtu, gjatë hetimeve u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i një tjetër vjedhjeje të kryer nga R. B.
Në datën 14.09.2022, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” i ka vjedhur A. K. (mjeke në këtë spital) portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.