-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në kërkim për vrasjen e bujshme, shkodrani arrestohet në Turqi

Kryesoret

Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në maj të 2021. Arrestimi është bërë me 19 tetor 2022. Ai kishte hyrë në Turqi në 24 korrik të vitit 2021.

Prapaskenat/ Si u kap i tmerrshmi i Shkodrës? Agjentët i futën “spiunen” në krevat (Detajet)

Para se të vritej Endri Mustafa dhe policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

Seriali i vrasjeve në Shkodër vazhdoi dhe disa prej ngjarjeve të fundit janë pa autorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit