Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Jerusalem, në Natën e Nderi, ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Izraelit në këto 7 vite. Ai tha se këto marrëdhënie janë të mira dhe janë forcuar.
“Këto 7 vite marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë të mira, por këto vite kanë qenë të mbushura me hidhërim. Shpesh ka pasur ankesa dhe për antisemitizmin, ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes, por kjo për shkak të rrjetit,” tha ai.
Rama ka shtuar se shqiptarët pritën popullsinë hebreje dhe firmosën ligjin për antidiskrimin e tyre duke vendosur që festa e tyre Shabati të ishte një ditë pushimi.
“Tre krerët e komuniteteve fetare më të mëdha në Shqipëri u mblodhën dhe pranuan ti jepnin nazistëve pjesë nga thesari vendit, por refuzuan kategorikisht të dorëzonin listën e hebrenjve të strehuar në vend. Numri i të shpëtuarve dhe të strehuarve në Shqipëri, duhet ta pranojmë të gjithë se ka qenë më i lartë se 2265 të ekspozuar në Muzeun e Holokaustit,” shtoi ai.