Ashtu siç kishin lajmëruar pedagogët kanë dalë sërish në shesh për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i sindikatë së pedagogëve Sandër Kovaçi ka lajmëruar se nesër do të ketë një forum të gjerë.
“Nesër në orën 11 do të jetë një forum i gjerë me Profesoratin, pedagogë, studentë, aktivistë, gazetarë. Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.” tha Kovaçi.
Gjithashtu pedagogët kanë akuzuar rektoratet e universiteteve se po përdorin mungesat si formë presioni kundrejt tyre.
Kujtojmë që kjo është java e dytë që pedagogët dalin në protestë për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ku më kryesorja është rritja e pagave.