-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati afrohet, KQZ: Partitë ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve

Kryesoret

Asnjë nga 27 partitë dhe subjekte të tjera politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor 2026, ende nuk ka dorëzuar listat e kandidatëve për certifikim. Lajmi u konfirmua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke shtuar se afati për njoftimin e pjesëmarrjes ka përfunduar.

“Deri më tani, asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës,” tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, për Klankosova.tv.

Elezi theksoi se numri total i subjekteve që mund të marrin pjesë është 27, përfshirë 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur. Pas certifikimit të listave, KQZ do të organizojë shortin për renditjen e partive dhe kandidatëve në fletëvotim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit