-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: Shqipëria, aleate e besueshme dhe partnere strategjike

Kryesoret

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rikonfirmuar partneritetin strategjik dhe janë angazhuar për të vijuar bashkëpunimin me interes të përbashkët në fusha si: mbrojtja, siguria kibernetike, energjia, transporti apo tregtia.

Ka qenë kjo garancia e dhënë nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në përfundim të dialogut të partneritetit strategjik të zhvilluar me palën shqiptare.

Delegacioni shqiptar ishte i kryesuar nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ne takimin, Blinken u shpreh se SHBA-të janë krenarë që kanë një aleat të besueshëm si Shqipëria.

Ai vlerësoi bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e SHBA-ve për ta thelluar bashkëpunimin në energji, biznes e të tjera duke e parë Shqipërinë si një pikë referimi në rajon.

Sekretari Blinken shprehu mirënjohjen e SHBA-ve ndaj Shqipërisë si një aleate që gjithmonë ka marrë përsipër përgjegjësitë e saj.

Ai po ashtu ka vlerësuar faktin që Shqipëria strehoi shtetasit afganë dhe nënvizoi se SHBA-të do të jenë gjithmonë në krah të vendit.

Kryediplomatja Xhaçka falënderoi sekretarin Blinken dhe qeverinë amerikane për mbështetjen dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e demokracisë, situatës në Ukrainë, mbrojtjes kibernetike modernizimit të Forcave të Armatosura apo projekteve në zhvillimin në fushën e energjisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit