Gjashtë persona janë arrestuar në Bulqizë, mes tyre dy vëllezër për shfrytëzim minierash në mënyrë të paligjshme. Nga operacioni “Toka e artë” janë zbuluar dhe bllokuar mbi 1 ton tritol.
Dy vëllezërit, B. K. 25 vjeç dhe D. K, 25 vjeç i cili është arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje kishin përvetësuar minierën e cila ishte e paregjistruar dhe e paautorizuar.