Tre persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke vendosur baste në bar-kafe.
Bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili u kap në një kafene në rrugën “Petro Nini Luarasi” duke venë baste me celular.
Sipas policisë i arrestuari A. K., 46 vjeç është banues në Tiranë.
Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi L. P., 19 vjeç, banues në Babrru, po për të njëjtën vepër penale.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Ç., 18 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e një subjekti bar-kafe, në rrugën “Mikel Maruli”, duke vënë baste sportive nëpërmjet aparatit celular.