Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se Edi Rama e ka vendin në burg për korrupsionin, sipas tij galopant, por e kërcënoi më tej, se nëse prek votën në 14 Maj do të përfundojë si Musolini. Jo vetëm kaq, por ish-presidenti në “lojë” futi edhe Lulzim Bashën duke e krahasuar me Klareta Petaçin, e dashura e Musolinit.
“Nuk do të ketë vrimë miu për Ramë-Bashistët. Rama e di mirë. Piktori i sigurimit të shtetit, Edvin Kristaq Rama duhet ta dijë mirë, se do të përgjigjet deri në një dhe unë e mbaj premtimin, sikur e di ai.
Ai kërkon të trimërojë të tjerët si bedela, sikur përdori Saimirin, Lefterin dhe Alqin deri kur të përfundojë në atë qelinë nga nxori Alqin. Kush do të prekë votën do të përfundojë si Musolini dhe Klareta, që është ai i 17 Majit, që u mbyllën atje në 17 Maj bashkë. Nuk e dini ju Klaretën. E dinë të gjithë shqiptarët” tha Meta.