-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjaken rrugët! Tre të vdekur për tre orë

Kryesoret

Tre persona kanë humbur jetën sot në tre aksidente brenda harkut të tre orëve. Aksidenti i parë ndodhi në aksin Lushnje-Fier.

Një zetor u përplas me një motor në Bishqethëm në autostradën Lushnje-Fier dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Qemal Shala 60 vjeç.

Dy orë më pas në aksin rrugor “Krutje – Ngurrëz”, një aksident i mori jetën një gruaje 50-vjeçe.

E ndjera me inicialet A. Rr, banuese në Kallm, Fier humbi kontrollin e motorit duke përfunduar jashtë rrugës dhe për pasojë ndërroi jetë.

Rreth orës 14:30 në Fushë Krujë ndodhi aksidenti i tretë. Një makinë përfundoi jashtë rrugës. Ngjarja ndodhi në fshatin Arrameras.

Një makinë tip “Smart” me targë AA 062 TO, e cila drejtohej nga Haxhi Vraja ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç banor i Larushkrut, ndërsa shoferi është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje shoku.

Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthesë e fortë në rrugë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit