Një ngjarje e rëndë u shënua në kryeqytet, pas një sherri banal, 27-vjeçari ka plagosur me thikë një tjetër person. Ai është arratisur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” ka bërë me dije policia.
Po ashtu një 28-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar pasi ka vjedhur pjesë për makineri bujqësore, të cilat më pas i ka shitur te shtetasit N. Z. dhe K. Q.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.