-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti gjerman në Kiev: Ukraina mbështetet tek ne

Kryesoret

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën: ekonomikisht, politikisht dhe gjithashtu ushtarakisht. Me këtë mesazh, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërriti në Kiev herët këtë mëngjes. Ai dëshironte të dërgonte një mesazh solidariteti, veçanërisht në këtë periudhë të sulmeve ajrore ruse me drone dhe raketa.

Programi i vizitave të tij i nënshtrohet kushteve të rrepta të sigurisë. Në fakt, Steinmeieri ishte planifikuar të vizitonte Ukrainën javën e kaluar. Për arsye sigurie, udhëtimi u anulua në minutën e fundit, siç thuhet për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse në Kiev dhe Ukrainën veriore. Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), përgjegjëse për mbrojtjen e tij, shkroi në Twitter se ajo kishte rekomanduar shtyrjen e udhëtimit për shkak të rreziqeve.

Banorët e Kievit shpresojnë për ndihma

Në rrugët e Kievit, ardhja e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në Ukrainë shoqërohet me të njëjtën pritje nga shumë kalimtarë. Shumica e të intervistuarve e dinin se kush ishte Steinmeier dhe të gjithë shpresonin se ai do të sillte më shumë ndihmë gjermane në bagazhet e tij, si kjo grua. “Unë do të doja që gjermanët t’u përgjigjen më shpejt thirrjeve tona për ndihmë.

Ata po na ndihmojnë, por ne kemi nevojë për më shumë. Dhe mbi të gjitha, më në fund na duhen tanket që na premtuan. Dukej sikur do të dërgoheshin menjëherë, por ende presim, deri më sot”.

Një tjetër kalimtar tha: “Unë kam shumë respekt për Gjermaninë dhe jam mirënjohës për ndihmën që po marrim. Por ne kemi nevojë për më shumë mbrojtje ajrore. Ne kemi nevojë për armë me të cilat mund të rrëzojmë këto drone të mallkuar dhe raketa ruse. Dhe ndihma financiare sigurisht, sepse ka shumë shkatërrime në shtëpi në Ukrainë”./ DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit