Kombëtarja shqiptare e futbollit ka barazuar 1-1 ndeshjen e luajtur në Abu Dabi.
Kuqezinjtë janë përballur me skuadrën e Arabisë Saudite e cila në fakt ishte me forca të plota, pasi po përgatitet për pjesëmarrjen në Botëror.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e përfaqësueses arabe, falë një penalltie në minutën e 42-të.
ARABIA SAUDITE-SHQIPËRI 1-1
48′ Shqipëria barazon me anë të Bekim Balajt pas një kombinimi me Roshin, të dy të aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Reja.
42′ Goli me penallti i Arabisë Saudite
Formacioni i Shqipërisë
Kastrati, Gurishta, Bitri, Turkaj, Marku, Mala, Deliu, Muçolli, Hadroj, Cikalleshi, Xhixha.
Kjo ndeshje nuk është transmetuar dhe nuk ka pasur media në stadium që të raportojnë për të.