Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit këtë të enjte.
Saimir Zotkajt, gjatë ndalimit të policisë i janë gjetur lëndë narkotike në makinë.
Ndërsa, në banesën e tij, iu gjetën 92 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr kokainë, një peshore elektronike, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.