-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DEA i zëvendësoi kokainën me oriz, kapet “biznesmeni” pas 3 vitesh

Kryesoret

Gentian Malindi është arrestuar ditën e sotme nga policia, taksa po lëvizte me makinë në zonën e Vorë. Gjatë kontrollit ai i dha policisë mjet të rremë identifikimi.

“Në afërsi të Urës së Gjolës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari,” ka njoftuar policia.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej 2019, kur në emër të tij u nis në sasi prej 157 kilogramësh me kokainë.

Aso kohe, DEA e zëvendësoi ngarkesën e kokainë me oriz në portin e Pireut.

Malindi është i njohur në biznesin e peshkut, por nuk ka qëndruar dot larg botës së krimit. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal. Më 8 qershor të 2013  ai është arrestuar nga policia pasi është kapur me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa. Droga u kap nga policia  në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”. Dyshohej se droga ishte nisur për në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit