-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Degradon sherri mes fqinjëve, kërcet arma te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, ka të plagosur

Kryesoret

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e ‘Kodrës së Diellit’. Nga raportimet e para rezulton se sherri mes dy fqinjëve ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Policia, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka arritur të identifikojë autorin, i cili është larguar nga zona, ndërsa blutë po punojnë për kapjen e tij. Ndërkohë, i plagosuri, një 35-vjeçar, është dërguar në Spitalin Ushtarak për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë/ Kush janë fqinjët që gjetën zgjidhje të arma për të zgjidhur konfliktin mes tyre (EMRAT)

‘Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori. Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.’, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit