-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dua 6 mijë euro”, SPAK jep vendimin për gjyqtaren e Korçës

Kryesoret

SPAK ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për gjyqtarja e Korçës, Mimoza Margjeka.

Ajo ka kërkuar 6 mijë euro për ndryshimin e masë së sigurisë për një të burgosur. Në skemë ka qenë i përfshirë dhe avokati i të dënuarit, Skënder Demiri, për të cilin SPAK ka kërkuar dënimin me 3 vite burg.

Ndërsa për bashkëshortin e saj, Arben Carën kërkon 4 vite burg.

Skënder Demiraj, akuzohet se i ka dhënë Margjekës, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm.

Kjo shumë parash, është dhënë me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit