Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është thirrur ditën e sotme nga SPAK si një nga kallëzueset kryesore për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Kryemadhi ka bërë me dije pas daljes nga prokuroria se ka shtuar disa prova të tjera dhe brenda SPAK-ut është bërë verifikimi i provave. Ajo ka shtuar se dhe për sekretarin e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është kërkuar hetim.
Ajo ka bërë me dije se dokumentet e dorëzuara në SPAK janë disa fatura shtesë për inceneratorin e Elbasanit.
“Sot paraqita prova të reja, dorëzova fatura të tjera që kanë të bëjnë me grabitjen që është bërë vetëm në inceneratorin e Elbasanit. Kallëzimi është shumë i qartë, Agaçi, Koka, Bllako dhe i gjithë komisioni. Përfituesi i parave është Edi Rama. nuk mendoj që fokusi jonë është thjesht te emrat. Fokusi ynë është se si vazhdojnë sot qytetarët shqiptarë paguajnë një projekt që nuk ekziston. Uroj që të gjithë mos kenë frikë dhe të thonë të vërtetën,” u shpreh Kryemadhi.