15 persona janë arrestuar në Itali dhe 9 janë lënë në arrest shtëpie në kuadër të një operacioni që ka goditur një rrjet kokaine. Sipas mediave italiane, ky organizim kriminal kishte baza operative në Shqipëri e Brazil.
Grupi i lidhur me Ndranghetan trafikonte kokainë nga Brazili duke e magazinuar në Zvicër, më pas e transportonin në Lombardi ku referent ishte një shqiptar i konsideruar me një nivel kriminal të lartë.
Operacioni është shtrirë edhe në Shqipëri, por nga policia nuk ka asnjë informacion.