-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania e Kanye West përballet me të tjera goditje

Kryesoret

Kompania e këpucëve atletike Skechers pohoi të mërkurën e 26 tetorit me anë të një deklarate se dy nga drejtuesit e saj e kanë shoqëruar me dhunë Kanye West  jashtë, në momentin ku ai kishte hyrë në një prej ndërtesave të saj në Los Angelos.

Ky i fundit ka arritur pa paralajmërim dhe pa ftesë në ambientet e kompanisë, duke shprehur se ai ishte angazhuar në një xhirim të paautorizuar nga kompania në fjalë

Skechers nuk po shqyrton dhe nuk ka ndërmend të punojë me West”, tha kompania në deklaratën e saj të mërkurën. “Ne i dënojmë komentet e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë anti-semitizmin apo ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”.

 

Reagimi i Skechers erdhi një ditë pasi kompania gjermane sportive Adidas shkëputi ndërpreu marrëdhëniet me artistin pas deklaratave të tij të fundit.

Ndër të tjera West shtoi se pavarësisht deklaratave anti-semitike që ai mund të thonte, Adidas nuk do të hiqte dorë nga bashkëpunimi me të.

Shumë kompani kanë reaguar ndaj deklaratave të reperit dhe mjaft prej tyre kanë tërhequr bashkëpunimet dhe kontratat që kishin me të.

Disa nga kompanitë të cilat janë tërhequr nga bashkëpunimi me West përgjatë ditëve të fundit përfshijnë Gap, Foot Locker dhe TJ Max.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit