-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Korrupsioni problem kryesor’/ Shqipëria ka sundimin më të dobët të ligjit në rajon (GRAFIKU)

Kryesoret

Shqipëria renditet në vendin e 87-të nga 140 shtete, në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022. Renditja e Shqipërisë është më e ulëta nder vendet e rajonit dhe ka humbur 3 vende nga viti 2021. “World Justice Project” që mat Indeksin, e bazon atë në tetë tregues, ku pikëzimin më të ulët Shqipëria e ka në mungesën e korrupsionit, 0.36.

Pozicionuar në vendin e 107-të në rang botëror, Shqipëria është nën mesataren globale, por edhe atë rajonale në këtë tregues. Nga një vit më parë, ka humbur dy pozicione. Treguesi tjetër me pikë të ulëta është ai i drejtësisë kriminale, ku Shqipëria renditet në vendin e 81-të nga 140 me 0.40 pikë dhe ka rënë me një pozicion nga viti i shkuar.

Përforcimi dhe zbatimi i rregullatoreve vlerësohet me 0.42 pikë duke e renditur Shqipërinë në vendin e 112 nga 140 shtete. Nga matjet e vitit 2021, Shqipëria ka humbur 4 pozicione në këtë tregues. Pikëzim të ulët ka edhe treguesi i kufizimit të fuqisë së qeverisë, 0.43, por nga një vit më parë ajo është përmirësuar me 4 pozicione duke arritur në vend të 105-të.

Nga ana tjetër, transparenca e qeverisë ka humbur dy pozicione, e 84-ta dhe vlerësohet me 0.46 pikë. Në treguesin e drejtësisë civile, Shqipëria ka humbur 6 pozicion dhe renditet e 98-a, me 0.46 pikë. Të drejtat themelore kanë pikëzimin e dytë më të lartë për Shqipërinë,0.59 pikë dhe në vend të 63-të në rang global. Nga një vit më parë është rritur me dy pozicione.

Pikëzimin më të lartë e ka treguesi i rendit dhe sigurisë, me 0.78 pikë, ndonëse ka humbur 3 pozicione nga një vit më parë. Ndër vendet e tjera, Shqipëria listohet në vendin e 50-të nga 140 vende duke kaluar edhe mesataren globale. Shqipëria gjendet midis vendeve afrikane apo të Azisë jugore në renditjen e saj.

Nga vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut listohet në vend të 41-t nga 140 shtete, me 0.80 pikë në total. Kosova gjendet në vendin e 33 me 0.83 pikë. Serbia në vendin e 53-të me 0.77 pikë. Në vend të parë listohet Irlanda me 0.92 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit