Ibrahim Lici është i lirë dhe nuk është arrestuar në Turqi. I riu shkodran i dyshuar dhe shpallur në kërkim nga policia për tre vrasje në Shkodër, vëllezërve Bilali dhe Endri Mustafës, i kërkoi policisë që të dalë dhe të përgënjeshtrojë lajmin për arrestimin e tij.
Ai tha se vetëm është shoqëruar për t’u marrë në pyetje dhe më pas është liruar. Më pas Lici ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurisë dhe qelizat telefonike vërtetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.
“Jam i lire. Nuk jam arrestuar. Lidhur me ngjarjen per te cilen akuzohem per vrasjen e Endri Mustafes, kam dorezuar kamerat ne prokurori dhe qelizat telefonike qe vertetojne qe une kam qene ne Tirane ne momentin qe ka ndodhur krimi. Kjo eshte e vertetuar me pamje dhe qeliza telefonike.
Une pres vendimin e gjykates per te zbardhur ngjarjen dhe per te çuar perpara drejtesise autoret e vertete. Edhe per vrasjen e vellezerve Bilali nuk kam qene asnjehere nen hetim nga prokuroria dhe jam shpallur ne kerkim nga policia, pra ne kerkim policor si person per t’u marre ne pyetje vetem se nuk jam gjetur ne banese. Nuk kam patur asnjehere konflikt me vellezerit Bilali.
Shume e çuditshme te kerkohet ekstradimi im ne nje kohe qe nuk jam arrestuar dhe i bej thirrje policise te dalin ne deklarate se ku dhe kur me ka arrestuar sepse une jam i lire dhe ne pritje ne drejtesise. Jetoj i lire ne Turqi dhe pres te zbardhet ngjarja. Fotot e mia tregojne qarte jeten e lire qe bej ne shtetin turk” tha ai.